Flash News

POLITIKOFF

Deklaratat e Nicki Minaj kundër vaksinës shqetësojnë "Shtëpinë e Bardhë", e ftojnë për takim

Deklaratat e Nicki Minaj kundër vaksinës shqetësojnë

Reperja amerikane Nicki Minaj ka bërë një deklaratë lidhur me vaksinat që ka shkaktuar shumë debat në opinionin publik, aq sa ka shqetësuar dhe "Shtëpinë e Bardhë".

Minaj ka vënë në dyshim efektivitetin e vaksinës teksa u shpreh se mund të shkaktojë impotencë.

"Kushëriri im në Trinidad nuk do ta marrë vaksinën pasi shoku i tij e mori dhe u bë impotent. Testikujt e tij u ënjtën. Miku i tij ishte javë larg martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të kënaqur me vendimin tuaj,"- shkroi Nicki Minaj në Twitter.

Kjo deklaratë e Nicki Minaj që u transmetua gjithandej edhe në mediat amerikane përveç debatit të shkaktuar në Twitter, ka shqetësuar dhe "Shtëpinë e Bardhë" që u vendosën në lëvizje, ku ekspertët e fushës ftuan reperen për të diskutuar në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës, të cilën ajo e ka pranuar. 

“Ashtu si me të tjerët, ne ofruam një telefonatë me Nicki Minaj dhe një nga mjekët tanë për t’iu përgjigjur pyetjeve që  ka në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës”, tha një zyrtar.

Dhe Dr, Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA hodhi poshtë postimin viral të reperes duke thënë se vaksina nuk shkakton probleme të tilla. Ai shtoi se një “tëeet” në dukje i pafajshëm mund të shkaktojë dëm të madh.

“Përgjigja është jo. Nuk ka dëshmi se kjo po ndodh – kështu që përgjigjja e pyetjes është jo. Ajo duhet të mendojë dy herë para se të përhapë informacione që nuk kanë asnjë bazë dhe shkenca nuk ka asnjë lidhje me të,"- tha Fauci. 

Të fundit