All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Demi Lovato habit me deklaratën e saj dhe tregon të vërtetën për orientimin seksual

All - Paragraf - 1

Demi Lovato habit me deklaratën e saj dhe tregon të vërtetën

Këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato vetëm disa muaj më parë u nda nga i fejuari i saj  Max Ehrich. Demi dhe Max ndenjën vetëm 2 muaj të fejuar por që nuk zgjati shumë. Me deklaratat që ka bërë së fundmi ka habitur jo pak, teksa ka folur dhe për orientimin e saj seksual.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për "Glamour", Demi Lovato tha se:

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time."

Më tej, këngëtarja vazhdon:

“U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull. Me meshkujt, me të cilët kam qenë në lidhje, kur vinte puna tek marrëdhëniet intime, nuk doja të bëja asgjë. Nuk kishte fare lidhje personi me të cilin isha. I vlerësoja ata njerëz më shumë për miqësinë e tyre se sa për romancën dhe nuk doja romancë nga askush tjetër nga seksi i kundërt"

"Unë e di kush jam dhe çfarë jam, por thjesht po pres një kohë të caktuar derisa të dalë dhe t’i tregojë hapur botës çfarë jam. Po ndjek kohën e shërimit tim dhe po e përdor këtë kohë që të studioj dhe edukoj veten në udhëtimin tim dhe çfarë do të bëjë."

Të fundit