Flash News

POLITIKOFF

Demi Lovato mund të jetë lidhur me këngëtaren e njohur

Demi Lovato mund të jetë lidhur me këngëtaren e njohur

Demi Lovato dhe Noah Cyrus u fotografuan të kapura për dore në "Six Flags" të martën, disa muaj pasi dolën thashethemet për romancë mes tyre. Lovato dhe Cyrus morën pjesë në mbrëmjen "Space Jam: A Neë Legacy" në Magic Mountain në Valencia, Calif., me miqtë e tyre.

Demi Lovato mund të jetë lidhur me këngëtaren e njohur

Ylli i "Camp Rock", 28 vjeçarja Demi Lovato kishte veshur një kapuç të zi, një bluzë rozë të ndezur dhe tuta sportive me ngjyra. Çiftit iu bashkua edhe shoku i vjetër i Lovato, Matthew Scott Montgomery. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus, Noah u bashkuan në fillim të këtij viti për të regjistruar këngën "Easy" për albumin e fundit të Lovatos, "Dancing ëith the Devil… the Art of Starting Over".

Demi Lovato mund të jetë lidhur me këngëtaren e njohur

Një burim i tha "Page Six" ekskluzivisht në atë kohë se sjellja e tyre gjatë seancave të regjistrimit i bëri njerëzit të pyesnin nëse ishin më shumë sesa mikesha.

Sidoqoftë, një burim i dytë i quajti thashethemet "të çuditshme" dhe këmbënguli se dy vajzat ishin vetëm shoqe.

"Ata darkojnë ndonjëherë, por nuk janë duke përjetuar një lidhje romantikë," tha burimi. Kujtojmë se më herët Demi Lovato e shpalli veten si të papërcaktuar në gjini. Këngëtarja tha se këtëj e tutje nuk dëshirëon që t’i thërrasin ajo, por ata. Këtë lajm ajo e dha përmes një postimi në rrjete sociale.

Burimi: PageSix

Të fundit