Flash News

POLITIKOFF

Demi Lovato ndryshon sërish përemrat e saj: Identifikihem si queer dhe panseksuale

Demi Lovato ndryshon sërish përemrat e saj: Identifikihem si queer dhe

Demi Lovato ka njoftuar se po përdor sërish përemrat “ajo; i/e saj”.

Demi Lovato ndryshon sërish përemrat e saj: Identifikihem si queer dhe

Pasi tha se ndihej jo-binare (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2021 dhe e ndryshoi përemrin e saj në "ata/ato", Lovato tha këtë javë në podkastin "Spout" se ajo është ndjerë më femërore kohët e fundit dhe ka adoptuar përemrin e saj të mëparshëm “ajo”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

"Unë jam një person kaq i rrjedhshëm kur bëhet fjalë për gjininë time, seksualitetin tim, muzikën time, krijimtarinë time," tha Lovato në podcast.

Lovato ka thënë se identifikohet si queer dhe panseksuale. Nuk është e pazakontë që njerëzit jo-binarë të përdorin përemra me gjini ose përemra të ndërsjellë: Këngëtarja Janelle Monae së fundmi doli si jo-binare dhe tha se do të vazhdojë të përdorë përemrat "ajo", por edhe "ata/ato".

Demi Lovato do të publikojë albumin e radhës "Holy F**k" në fund të këtij muaji. Një nga këngët, "Skin of My Teeth", u frymëzua nga sfidat shëndetësore të Lovato-s pas një mbidoze në vitin 2018, që i shkaktoi goditje të shumta dhe dëmtime të trurit. Ajo tha në "Spout" se nuk ka abuzuar me asnjë substancë narkotike gjatë gjithë krijimit të albumit të saj, diçka për të cilën është shumë krenare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)

Të fundit