Flash News

POLITIKOFF

Deputetes Adriana Matoshi i besohet roli kryesor në filmin më të ri

Deputetes Adriana Matoshi i besohet roli kryesor në filmin më të

Kanë nisur tashmë xhirimet e filmit të ri “Everybody Calls Redjo”. Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet e filmit Xhirimet do të realizohen në Maqedoninë e Veriut. Në rolin kryesor do të jetë deputetja dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo do të luajë "Hirën", gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Everybody Calls Redjo (@callredjo)

Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj. Adriana tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi.

“Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë. Detaje rreth datës së publikimit të filmit nuk janë dhënë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Të fundit