Flash News

POLITIKOFF

Dështon organizimi në Kosovë, "Sunny Hill Festival" do të mbahet për herë të parë në Tiranë

Dështon organizimi në Kosovë, "Sunny Hill Festival" do

Festivali më i madh i organizuar disa vite në Kosovë, “Sunny Hill Festival”, këtë vit nuk do të mbahet në Kosovë pasi është mësuar se organizatorët janë tërhequr. Ky lajm është bërë zyrtar në faqen e "Sunny Hill Festival".

Vendimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e tij.

Organizatorët kanë njoftuar se festivali do të mbahet në Tiranë, në të njëjtat data.  

Në postim shkruhet:

"Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë biletat se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 - Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursohen. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë, ja po vijmë! ????

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

Të fundit