Flash News

POLITIKOFF

Detaje nga "Për`Puthen +40", konkurrentët dhe kush do të jetë moderatorja

Detaje nga "Për`Puthen +40", konkurrentët dhe kush do

Tashmë është bërë zyrtare nga vetë Top Channel që do ketë një "Për`Puthen +40" dhe konkurrentët do të jenë mbi 40-vjeç.

Në "Shqipëria Live" sot ka qenë e ftuar autorja e "Për`Puthen" Olsa Muhameti ku ka treguar detaje mbi këtë program që do të jetë risi dhe se kush do të prezantojë këtë program.

Olsa tregoi se ka pasur shumë aplikimesh për formatin e ri dhe se audicionet do të kryhen të hënën e javës së ardhshme. Po ashtu, Olsa tha se kanë aplikuar edhe nipërit për gjyshërit e tyre, sepse duan t’i bëjnë pjesë të programit.

“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeç, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit. Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”, tha Olsa.

Gjithashtu, autorja e programit më të ndjekur për momentin, ka thënë se moderatore do të jetë Bora Zemani.

Të fundit