Flash News

POLITIKOFF

Detajet e Mbretëreshës Elizabeth që kujtonin Princin Philip në Jubileun Plantium

Detajet e Mbretëreshës Elizabeth që kujtonin Princin Philip

Mbretëresha Elizabeth II u kujdes të nderonte bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip edhe gjatë festimeve të saj të Jubileut Platinum gjatë fundjavës, duke nisur që nga veshja e saj.  Për paraqitjen e saj surprizë në ballkonin e Pallatit Buckingham të dielën, mbretëresha 96-vjeçare veshi një fustan dhe pallto nga Stewart Parvin në një nuancë të ndezur të gjelbër, ngjyra e preferuar e Dukës së Edinburgut. Një nuancë më e errët e quajtur "Edinburgh Green" ishte ngjyra e veshjes zyrtare të Princit Philip dhe përdorej për gjithçka, nga makinat e tij deri tek uniformat e stafit dhe pasi ai vdiq, u zgjodhën të gjitha veshjet “Edinburgh Green” për të nderuar kujtimin e tij.

Detajet e Mbretëreshës Elizabeth që kujtonin Princin Philip

Gjatë paraqitjes së së dielës, mbretëresha ka aksesuar veshjen me kapelën e saj jeshile Rachel Trevor Morgan me një gjilpërë të zezë, e cila mendohet të jetë një simbol i zisë.

Detajet e Mbretëreshës Elizabeth që kujtonin Princin Philip

Pasi Philip vdiq në prill të vitit 2021, në moshën 99-vjeçare, një makinë Land Rover në të njëjtën ngjyrë e përcolli në banesën e fundit. Dhe në shërbimin e tij përkujtimor në mars 2022, Mbretëresha, Princesha Anne dhe Camilla, Dukesha e Cornwall-it, zgjodhën të gjitha veshje në ngjyrën "Edinburgh Green" për të nderuar kujtimin e tij.

Detajet e Mbretëreshës Elizabeth që kujtonin Princin Philip

Mbretëresha nuk ishte e vetmja që nderoi dukën e ndjerë gjatë jubileut; për Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve të së premtes, Kate Middleton mbajti vathët e mbretëreshës me perla të Bahreinit, që ajo i përdori për funeralin e Princit Philip. Perlat iu dhuruan Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në dasmën e tyre në vitin 1947.

Të fundit