Flash News

POLITIKOFF

Detajet e para nga sezoni i dytë i "Love Story", protagoniste do të jetë një vajzë dhe një djalë

Detajet e para nga sezoni i dytë i "Love Story", protagoniste do

Së shpejti pritet të nisë "Love Story 2" në Tv Klan dhe autorja e programit, Ilda Lumani ka zbuluar shumë detaje në "Rudina" sot në Tv Klan. Ilda ka treguar se këtë vit protagonistë janë një vajzë dhe një djalë.

Detajet e para nga sezoni i dytë i "Love Story", protagoniste do

"Kësaj here do jenë një djalë dhe një vajzë protagonist. Kjo ka tërhequr vëmendje, sepse të jetë një vajzë, e cila zgjedh partnerin në ekran është një lloj sfide. Janë 10 vajza, të cilat do vijnë për të bërë për vete 1 djalë dhe 10 djem, të cilët do të bëjnë për vete 1 vajzë."

Po ashtu, Ilda Lumani ka treguar se këtë vit do jenë çdo pasdite në Tv Klan me Eni Shehun, me një emision të dedikuar:

"Këtë vit gjithashtu do jemi çdo ditë në TVKlan me një program të dedikuar, ku do kenë mundësi që të njihen edhe më shumë kandidatët, do drejtohet nga Eni Shehu, ndërsa spektakli do të jetë ditën e Hënë drejtuar nga Alketa Vejsiu, e sigurisht me regji Vera Grabockën."

Një detaj tjetër që zbuloi autorja e programit është se të gjithë personazhet janë të shkolluar:

Ajo çka më pëlqen është fakti se të gjithë personazhet janë të shkolluar dhe të edukuar.
Jam e bindur se do jenë një model i mirë për shoqërinë."

Të fundit