Flash News

POLITIKOFF

Detajet nga performanca e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovision

Detajet nga performanca e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovision

Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj. Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo natë emocionuese, janë mbajtur provat e para në skenën e Eurovison 2023. Albina dhe familja e saj kanë treguar pak nga performaca finale që do të japin në Liverpool të Britanisë së Madhe.

Siç edhe shihet në fotot e mëposhtme, ata janë veshur të gjithë me të zeza teksa pjesë e koreografisë do të jetë edhe shamia e kuqe. Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë. “Eurovision-i” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave. Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.  Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.

Të fundit