Flash News

POLITIKOFF

Detaji i veçantë i vellos madhështore të Kourtney Kardashian

Detaji i veçantë i vellos madhështore të Kourtney

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”. Në vellon madhështore dukej imazhi i Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë.

Fjalët “respekt për besnikërinë e familjes” ishin të qepura nën motivin fetar, duke pasqyruar tatuazhin e Barker. Dizajni gjithashtu përmbante lule të qëndisura me dorë të frymëzuara nga kopshtet e Portofino. Kourtney u shpreh për “Vogue” se:

E kam pasur ëndërr gjithmonë që fustanet e mia t’i krjojnë Domenico dhe Stefano dhe tani u bë realitet.

Barker nga ana tjetër ishte veshur gjithashtu me Dolce & Gabbana si dhe anëtarët e familjes së çiftit, përfshirë vajzat e tyre. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kourtney Kardashian Barker ❤️‍???? (@kourtneykardash)

Të fundit