Flash News

POLITIKOFF

Detaji që nuk u vërejt për 32 vite në "Home Alone", momenti bëhet viral në rrjetet sociale

Detaji që nuk u vërejt për 32 vite në "Home

Fansat e filmit, “Home Alone”, vetëm kohët e fundit kuptuan arsyen kryesore se pse prindërit e harrojnë Kevinin e vogël në shtëpi, përpara se të shkonin në një udhëtim. U deshën 32 vjet për ta kuptuar këtë gjë. Shikimi i këtij filmi për festat e fundvitit prej vitesh është pjesë e pandashme e festave, ndonëse kanë kaluar më shumë se tri dekada nga publikimi i tij.

Duket se fansave iu deshën saktësisht 32 vite për të vënë re arsyen pse protagonisti kryesor qëndron vetëm në shtëpi dhe është harruar nga prindërit. Një video e postuar në TikTok theksoi pikërisht këtë detaj dhe shumëkush u habit që nuk e kishin vënë re më herët. Duke publikuar një video të Piter, babait të Kevinit, që i hedh plehrat në kosh, përdoruesi i TikTokut ka shkruar: “E kam shikuar ‘Home Alone’ gjatë gjithë këtyre viteve dhe nuk e dija që babai e ka hedhur biletën e Kevinit”. Në komentet poshtë videos, shumë të tjerë janë shprehur të habitur dhe të tronditur që e kishin parë shumë herë, por nuk kishin vënë re këtë detaj kyç.

Rikujtojmë, se kanë kaluar plot 32 vite që nga dalja e filmit “Home Alone” më 1990-ën kur ka pushtuar kinematë botërore dhe ende shikohet megjithëse më së shumti gjatë përiudhës së Krishtlindjes e Vitit të Ri. Ndërsa jemi në sezonin festiv, nuk ka mënyrë më të mirë për të hyrë në shpirtin e festës sesa të shikosh disa nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve.  

Të fundit