Flash News

POLITIKOFF

Dhunoi disa të rinj, Fero del nga burgu

Dhunoi disa të rinj, Fero del nga burgu

Në fund të muajit korrik, Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit Feronit Shabani, që artistikisht njihet si Fero.

Avokati i reperit, Ilir Shaqiri, ka konfirmuar lirimin e reperit.

“Iu ka shkëputë masa e paraburgimit, dhe sot lirohet. Pasi është mbajtur seanca fillestare, e ka pranuar fajësinë, iu ka ndërpre masa e paraburgimit, ndërsa gjykimi për dënim do të mbahet pas disa ditësh”, shprehet Shaqiri.

“Atij i vjen keq, e kanë arrit marrëveshjen me familjen, i vjen keq për rastin, janë pajtuar me palën e dëmtuar. Gjithçka është në rregull”, tha  ai.

“Kanë pasur marrëveshje me shkrim te noteri, që janë pajtuar dhe nuk ka probleme”, përfundoi avokati Ilir Shaqiri. Feros i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, në lidhje me sulmin ndaj disa të rinjve në qytetin e Gjilanit.

Të fundit