Flash News

POLITIKOFF

Dhunoi të dashurën, arrestohet aktori i njohur Darris Love

Dhunoi të dashurën, arrestohet aktori i njohur Darris Love

Aktori Darris Love u arrestua së fundmi pasi dyshohet se kishte goditur të dashurën e tij gjatë një debati në prag të Krishtlindjeve. 42-vjeçari njihet më së shumti për rolin e tij si Ray Alvarado në serialin televiziv Nickelodeon të epokës së viteve ’90, “The Secret World of Alex Mack”. Love u lirua nga burgu në këmbim të 20,000 dollarëve.

Love u arrestua nga LAPD nën dyshimin për dhunë në familje pasi policia u thirr në shtëpinë e tij në Los Angeles. Zyrtarët u takuan me të dashurën e aktorit e cila u tha atyre se partneri e goditi në pjesën e pasme të kokës gjatë një debati. Ajo pretendoi se sherri filloi pasi ajo ndaloi në shtëpinë e Love për të marrë disa sende. Jo shumë kohë pasi u lirua nga burgu, Love u shfaq në Instagram me një video rreth sezonit të festave.

Arrestimi i tij duket se nuk e shqetësoi aktorin i cili përshëndeti miqtë me buzëqeshje dhe të qeshura. Darris njihet më së shumti për rolin e tij në “The Secret World of Alex Mack” dhe vazhdoi të ketë role të vogla në seriale të tjera televizive si Sister, Sister, Buffy the Vampire Slayer, Angel dhe It’s Always Sunny in Philadelphia.

Të fundit