Flash News

POLITIKOFF

Dhurata specialë në ditën e tij të lindjes, Ylli Ndroqi bëhet gjysh për herë të dytë

Dhurata specialë në ditën e tij të lindjes, Ylli Ndroqi

Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi ka marrë dhuratën speciale në ditëlindjen e tij duke u bërë gjysh për herë të dytë.

Djali i tij Redoni dhe bashkëshortja Miriam u bënë prindër për herë të dytë pas gëzimit të parë Diorës.

Ndroqi dhe bashkëshortja e tij i ndanë me miqtë në rrjetet sociale, teksa shkruajnë:

“Dy gëzime në një ditë. Jeta e fati më kanë dashur, por edhe sfiduar, kam qeshur e qarë me shpirt, kam lumturuar e luftuar, por në gjithçka kam mundur të bëj krenaria ime, arritja më e madhe është familja që së bashku me Yllin kemi krijuar.Dhe nga sot imja është edhe më e madhe, më e bekuar me ardhjen në jetë të Zaelës, engjëllit të bukur që për ta bërë edhe më sublime buzëqeshjen e saj të parë kësaj bote vendosi të na surprizojë në ditën e lindjes së gjyshit të saj, shokut tim të jetës, babait të dy djemve si drita, njeriut të paepur në krye të punëve gjithnjë e më të vështira mes stuhish të egra.Zoti na dha shenjën e një mrekullie qysh se Mariami na gëzoi me lajmin se priste vajzën e dytë pas Diorës së shtrenjtë, Zoti e vulosi mrekullinë me dy gëzimet në një ditë.  Bekuar qoftë ky 11 mars që do na kujtojë ngahera sa me fat jemi për rrënjët dhe trashëgimtarët që kemi. Gëzofshi Zaela e Ylli im i shtrenjtë! Familja, aty ju jeta nis e dashuria kurrë nuk shteron, aty është zemra e shpirti im.”

Dhurata specialë në ditën e tij të lindjes, Ylli Ndroqi

Të fundit