Flash News

POLITIKOFF

DiCaprio i jep fund lidhjes me Gigi Hadid, rikthehet te vajzat nën 25-vjeç

DiCaprio i jep fund lidhjes me Gigi Hadid, rikthehet te vajzat nën

Të gjithë u habitën kur Leonardo DiCaprio filloi të dilte me Gigi Hadid, e cila është 27 vjeç ndërkohë që ylli i Hollywood ka qenë gjithmonë i lidhur me vajza nën 25-vjeç. Por, aventura e tyre nuk ka zgjatur shumë dhe Leo ështè rikthyer sërish në origjinë.

Thënë kjo, së fundmi 48 vjeçari është fotografuar me aktoren Victoria Lamas, 23 vjeç. Aktori i "Wolf of Wall Street" është parë duke u futur në një makinë me Victoria, e cila është vajza e aktorit Lorenzo Lamas dhe ka lindur në 1999, dy vjet pas publikimit të filmit 'Titanic'. Dyshja u larguan veçmas nga 'The Birds Street Club' përpara se të hipnin në një makinë së bashku, ku Leo u pa duke qeshur dhe duke bërë shaka.

DiCaprio i jep fund lidhjes me Gigi Hadid, rikthehet te vajzat nën

Leonardo u shfaq casual me një bluzë të zezë, të shoqëruar me xhinse stonewash, një xhaketë të zezë dhe kapelën e tij që e mban thuajse kudo. Aktorja kishte veshur një bluzë të zezë të kombinuar me një xhaketë dhe pantallona po ashtu të zeza.

DiCaprio i jep fund lidhjes me Gigi Hadid, rikthehet te vajzat nën

Nuk dihet ende se në çfarë faze është raporti i tyre. Por, sigurisht, Victoria si një 23-vjeçare i përshtatet më shumë tipit të preferuar të Leos. Leo u fotografua me Gigi-n për herë të parë në shtator. Pas publikimit të fotove, një burim i afërt me çiftin tha se ndonëse dyshja ka nisur të dalë po e marrin shtruar. Dhe duket se gjërat mes tyre nuk përparuan më tej.

DiCaprio i jep fund lidhjes me Gigi Hadid, rikthehet te vajzat nën

Në qershor aktori i dha fund lidhjes së tij katërvjeçare me Camila Morrone, sapo ajo bëri 25 vjeç.  Ndarja dukej se përforcoi një model që ylli i "Once Upon a Time In Hollywood" ka krijuar për të mos u lidhur kurrë me një vajzë mbi moshën 25-vjeçare.

Të fundit