Flash News

POLITIKOFF

Disa nga gjërat që babai juaj duhet t`ju kishte mësuar rreth stilit

Disa nga gjërat që babai juaj duhet t`ju kishte mësuar rreth

*Këshilla për djemtë dhe burrat

Ka një ide "mit" dhe të vjetër teksa pretendohet se babai i mëson djalit të vishet si burrë. Një pjesë e kësaj, sigurisht, është për shkak se shumë baballarë këto ditë nuk dinë vërtet të vishen vetë, kështu që nuk ka shumë se çfarë t`u mësojnë djemve të tyre. Për disa prej jush që nuk e kishit kurrë babanë tuaj si mentor stili, "Art of Manliness" sjell disa këshilla dhe mësime për çdo baba të ri që duhet t`ja japë të birit. Ose dhe ata që kanë djemtë e rritur. Me mire vone se kurrë!

Stili ka rëndësi. Ndikon!

Kjo shpesh herë nuk mësohet në mënyrë të qartë.  Është një mësim i mirë për t’u brendësuar. Stili ka rëndësi, si individ ashtu edhe si pjesë e një familjeje.

Njerëzit ju gjykojnë bazuar në pamjen tuaj. Nëse besoni ndryshe, thjesht po talleni me veten. Ju dëshironi të jeni një person i mirë, absolutisht - por pa marrë parasysh sa i mirë jeni, nuk do të gjykoheni nga karakteri juaj në rast se njerëzit nuk kanë pasur një shans për t`ju vëzhguar për një kohë të gjatë. Deri sa të ndodhë kjo, atëherë pamja e jashtme vlen. Njerëzit do t`ju pëlqejnë ose jo për atë që ju paraqisni nga jashtë.

Disa gjëra (objekte apo aksesorë) të veshjes mund të jenë të veçanta

Lidhja midis babait dhe djalit nuk është gjithmonë e paprekshme. Ndonjëherë, ajo vjen në formën e objekteve fizike të çmuara që kalojnë nga një brez në tjetrin. Disa kanë një peshë emocionale dhe krenarie sa nuk është e nevojshme të jenë markë apo të kenë një vlerë të caktuar monetare. Mund dhe të mos prodhohen më por lidhja emocionale është më e fortë.

Të vishesh mrë është e thjeshtë - nëse keni një sistem

Baballarët supozohet se do t'ju tregojnë mënyrën më të mirë për të bërë gjëra, apo jo?

Kjo mbështetet në faktin që babai juaj e di mënyrën më të mirë për të bërë gjërat. Por këtu është mënyra e thjeshtë për t'u veshur mirë që të gjithë baballarët duhet t'u mësojnë bijve të tyre: të kenë një sistem. Ulja e pengesave. Bëni rrugën më të vogël të rezistencës për tu dukur mirë. Nuk duhet shumë për ta bërë "të veshurin bukur" mjë opsion të lehtë. Hidhini sendet që nuk iu përshtaten. Blini rrobat e reja sipas nevojës. Është e rëndësishme që kur blini, të keni parasysh se do të ketë lidhje dhe kombinime me rrobat që keni në dollap. I lini këto gati (do t`ju ndihmojnë shumë për të mos u vonuar në mëngjes të gjeni kombinimet për në punë).

Hekurosni këmishët menjëherë pasi i keni larë dhe kështu s`do keni nevojë që në moment të fundit për të dalë të stresoheni duke hekurosur.

Këto janë disa nga lehtësirat që do bëjnë sistemin e përgatitjes së daljes nga shtëpia, më të lehtë për ju.

Blini cilësi

Ka disa investime që mund të bëni kur blini rroba.

Ju mund të shpenzoni para për një markë, për një dizajn që është në modë ose për një aksesorë që iu duhet.  Një baba i përgjegjshëm gjithmonë do t'i thotë djalit të tij t'i japë përparësi cilësisë. Çdo gjë tjetër është dytësore.

 

 

Të fundit