Flash News

POLITIKOFF

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot? Oficeri i turnit: Nuk e kisha idenë kush ishte ajo

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Sot është dita e 10-të e gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Herad. Aktori ka hedhur në gjyq ish-gruan e tij për shpifje. Pas disa ditëve që Johnny Depp ishte duke dëshmuar, tanimë është radha e dëshmitarëve të tjerë, të cilët kanë pasur në dispozicion më pak kohë se aktori të dëshmojnë.

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Dëshmitari i parë i ditës së sotme ishte oficeri Tyler Hadden. Ai është një nga oficerët që iu përgjigj grindjes mes Johnny Depp dhe Amber Heard në maj 2016, incidenti i fundit mes çiftit përpara se të ndaheshin. Ekipi i Heard e mori fillimisht në pyetje zotin Hadden dhe më pas ekipi i Depp.

Hadden tha se Heard nuk kishte lëndime të dukshme, nuk kishte asnjë shenjë të një grindjeje dhe se ishte jo bashkëpunuese.

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Nga larg, ai thotë se mund të shihte se Heard po qante dhe kishte një fytyrë të skuqur. Ai i dha asaj një kartëvizitë në mënyrë që ajo të kishte detaje kontakti nëse i duheshin në të ardhmen.  I pyetur nëse ka marrë ndonjë shënim gjatë qëndrimit në banesë, ai thotë jo. Pas daljes nga banesa, oficerët e konsideruan ngjarjen të mbyllur, tregon ai në gjykatë.

Hadden thotë se ai nuk e dinte në këtë moment që telefonata përfshinte Depp dhe tha se ai nuk e njihte Heard.

"Nuk e kisha idenë se kush ishte ajo," i tha ai gjykatës.

Ai i konsideroi ata si "vetëm si qytetare", tha ai.

Hadden tha se ajo që pa në fytyrën e Heard ishte "e kuqe nga e qara e saj" dhe jo "nga ndonjë gjë tjetër... ishte në përputhje me të qarën e saj". I pyetur nëse fotoja tregon një dëmtim, ai thotë “jo”. I pyetur për të elaboruar, ai thotë: “Nuk shoh ndonjë lëndim”.

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Duke ju kthyer pyetjes së përsëritur të avoktave të aktores, Hadden tha se fotografia (që avokatët i kanë paraqitur, që prezupozohet që ka ndodhur në natën e fundit të sherrit) tregon yllin me një faqe rozë dhe sy rozë. I pyetur edhe një herë nëse mendon se kjo foto tregon një dëmtim, ai thotë jo, se roza është “konsistente me të qarën”.

Ai thotë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se është kryer një krim - se dikush mund të qajë sepse "qeni i tyre vdiq".  Më pas atij ju shfaqen më shumë foto të Heard-it dhe përsëri thotë se nuk sheh ndonjë lëndim tek ajo.

Ndërkohë, janë publikuar disa foto, ku gjatë seancës së sotme, duket që Depp është frymëzuar për të vizatuar disa skica, dhe blici ka kapur dhe disa ëmbëlsira mbi tavolinën ku është ai.

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Ndërkohë seanca vazhdon dhe pritet të mbyllet në orën 17:00 me orën lokale të Virxhinias, që i bie në orën 23:00 me orën lokale në Shqipëri.

Dita e 10 e gjyqit "Depp-Heard", çfarë po ndodh sot?

Të fundit