Flash News

POLITIKOFF

Dita e tetë e gjyqit, Johnny Depp: I vetmi person që kam abuzuar në jetën time është vetja ime

Dita e tetë e gjyqit, Johnny Depp: I vetmi person që kam abuzuar

Sot po zhvillohet dita e tetë e gjyqiq "Johnny Depp-Amber Heard", ku aktori i njohur ka paditur ish-gruan e tij për shpifje. Sipas Johnny Depp, ajo ka mashtruar dhe gjatë këtyre ditëve kanë dalë dëshmi të reja lidhur me këtë çështje.

Ndërsa avokatët e Amber Heard janë marrë më shumë me varësitë e Johnny Depp, avokatët e aktorit kanë ardhur me dëshmi të vërteta, ku tregohet dhuna dhe abuzimi i Heard ndaj Johhny-t.

Sot, në ditën e tetë të gjyqit, Depp tha se i vetmi person që ai ka abuzuar në jetën e tij, është vetja e tij:

"Disa prej jush kanë probleme me pijen time. Në çdo moment të jetës sime, isha unë , i vetmi person që kam abuzuar ndonjëherë në jetën time, është vetja ime,"- tha pak më parë Johnny Depp.

Kujtojmë se publiku është masivisht duke përkrahur Johnny Depp dhe mbështetësit e tij pretendojnë se Amber Heard po luan "kartën e viktimizimit" dhe lëvizjet feministe për të justifikuar veprimet e saj, që sipas mbështetësve të Depp janë për të shfrytëzuar aktorin, për famë, para dhe role.

Të fundit