Flash News

POLITIKOFF

Ditë me diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Ditë me diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot

Gjatë ditës së sotme Ultësira Perëndimore do të mbizotërohet nga moti i kthjellët. Ndërsa zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë do të paraqiten me kthjellime dhe herë pas here priten kalime të lehta vranësirash.

Sipas MeteoAlb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 19°C.

 Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Të fundit