Flash News

POLITIKOFF

"Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk negociohet", Flori Gjini largohet nga Top Channel

"Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk

Prej tre vitesh ka shoqëruar shikuesit e ‘’Top Channel’’ me emisionin e tij ‘’Shqipëria live’’ dhe po ashtu ka qenë bashkë-moderator me Ori Nebijajn edhe në Pushime on Top" , por duket se Flor Gjinipo largohet nga ky televizion.

Moderatori nuk u pa në puntatën e fundit të emisionit dhe mesa duket ai ka vendosur të largohet nga televizioni ku ishte prej vitesh. Sipas “Kryefjala.com”,  Flori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top Media, me të cilët duket se nuk ka rënë dakort.

Gjithashtu vlen të përmendet se Flori së fundmi ka publikuar një postim në rrjetin social Instagram, i cili thoshte: “Ditë të egra por i qetë. E vërteta nuk negociohet”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flori Gjini (@florigjiniii)

E njëjta media shton se, “Gjini ka munguar gjithashtu edhe në festën private të Top-Channel, (e cila zhvillohet çdo vit me moderatorët e medias).” Nga vetë moderatori nuk ka pasur ende ndonjë reagim apo konfirmim të zërave.

Të fundit