Flash News

POLITIKOFF

Ditëlindja e Olsi Bylykut konfirmon ndarjen e tij nga Egli Tako

Ditëlindja e Olsi Bylykut konfirmon ndarjen e tij nga Egli Tako

Prej disa javësh Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Egli Tako aludohet se i kanë dhënë fund lidhjes. Shkak është bërë fakti që Egli ka fshirë nga Instagrami fotot me Olsin. Dhe pse çifti ende ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram. Nga ana tjetër, dyshimet u shtuan kur nëna e Olsit festoi ditëlindjen dhe një urim nga Egli mungoi. Gjë që mesa duket ka ngritur edhe më shumë dyshimet te ndjekësi e tyre.

Mirëpo, një urim nga Egli mungoi edhe në ditëlindjen e Olsit. Aktori festoi ditën e djeshme 25-vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta nga miq, kolegë e ndjekës. Por jo nga Egli. Ajo ka postuar disa foto të natyrës në Instagram si për të treguar se nuk është pranë tij në këtë ditë.

Ditëlindja e Olsi Bylykut konfirmon ndarjen e tij nga Egli Tako

Ndërkohë tërhoqi vëmendje edhe statusi që Olsi bëri vetë në Instagramin e tij ku falenderonte familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe fansat por në statusin e tij nuk kishte asnjë rresht për dashurinë. Dita e djeshme ka shërbyer si një konfirmim nga ata që janë ndarë teksa ende nuk dihen arsyet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1)

Të fundit