Flash News
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Rrëzohet kërkesa, Ilir Beqaj mbetet në burg
PS-PD arrijnë dakordësi, mandati i Vullnet Sinajt shkon në ‘Kushtetuese’
Divorci i Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, si do të ndahet pasuria e tyre milionëshe
Do
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë vendosur të ndahen zyrtarisht, vetëm pesë muaj pas përvjetorit të dytë të martesës së tyre. Sipas mediave ndërkombëtare, çifti ka arritur një marrëveshje për të përfunduar martesën më 20 shkurt të këtij viti.
Të dy kanë rënë dakord të ruajnë pronat që kanë fituar gjatë martesës, përfshirë një rezidencë prej 61 milionë dollarësh në Beverly Hills që ata e blenë së bashku. Edhe pse nuk kishin një marrëveshje paramartesore, pasuria totale e çiftit përllogaritet në rreth 550 milionë dollarë, nga të cilat Jennifer Lopez zotëron 400 milionë.
Ben Affleck do të mbajë aksionet e tij në kompaninë e prodhimit “Artists Equity”, që ai themeloi në vitin 2022 me Matt Damon, përgjegjëse për filma si “Air” dhe “The Accountant 2”. Ndërkohë, Lopez, e cila fiton rreth 40 milionë dollarë në vit, do të mbajë pronat dhe projektet e saj.
Pavarësisht divorcit, Lopez dhe Affleck kanë vendosur të mbeten miq të mirë, duke u fokusuar në rolet e tyre si prindër. Ben Affleck ka tre fëmijë nga martesa e tij e mëparshme me Jennifer Garner, ndërsa Jennifer Lopez ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Ndërsa vendimi për divorc shënon fundin e një historie dashurie të gjatë dhe të shumëpërfolur, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit, për hir të familjes dhe miqësisë së gjatë që ndajnë.