Flash News

POLITIKOFF

Dj PM: Kur dola nga BBV fjeta tek Fifi

Dj PM: Kur dola nga BBV fjeta tek Fifi

Dj PM dhe Dj DAGZ, momentalisht janë DJ-të më të njohur për momentin, për shkak të eksperiencës së tyre në Big Brother Vip Albania. Të dy djemtë ranë në sy për tipin që kishin, argëtues dhe i dhanë ngjyra të tjera shtëpisë.

Që të dy edhe u dashuruan brenda shtëpisë së BBV, PM me Sarah Berishën dhe DAGZ me Einxhel Shkirën. Së fundmi, DJ PM në “Barber Shok” ka folur për gjithçka, duke filluar nga shtëpia e famshme dhe deri te marrëdhënia që ka tani me Sarën.

Ndër të tjera, ai zbuloi se në mbrëmjen e parë pas daljes nga “Big Brother VIP”, kishte fjetur te këngëtarja, Fifi.

“Mos me të rrejt atë natë kam fjetur te Fifi, kemi qenë në banesë te Fifi, unë, Yll Limani, Argjira, kemi qenë nja 10 vetë”, u shpreh PM.

Të fundit