Flash News

POLITIKOFF

"Doja të vrisja veten", Madonna rrëfen për dy pendesat më të mëdha të jetës së saj

"Doja të vrisja veten", Madonna rrëfen për dy pendesat

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ka qenë mbrëmë e ftuar në “The Tonight Show with Jimmy Fallon” dhe kur moderatori i emisionit e pyeti në lidhje me faktin që ajo refuzoi të merrte pjesë në "Showgirls" - këngëtarja nuk shprehu keqardhje. Megjithatë, Madonna pendohet që refuzoi të ishte pjesë e "Batman Returns" të Tim Burton në vitin 1992, ku Catwoman u luajt nga Michelle Pfeiffer.

"I pashë të dy... dhe më vjen keq që refuzova Catwoman." -pranoi ajo. “Showgirls? Jo.”

Më pas, ajo foli edhe për një tjetër shans të humbur kur tha:

"Unë gjithashtu refuzova rolin në ‘The Matrix’. A mund ta besoni këtë? Doja të vrisja veten,” tha ajo, duke iu referuar rolit të vetëm kryesor femëror të filmit: Trinity, i cili si përfundim u luajt nga Carrie-Ann Moss.

Madonna pranoi për Fallon se mbetet një nga keqardhjet e saj të pakta në një karrierë gati katër-dekadëshe.

Të fundit