Flash News

POLITIKOFF

Djali i Silvio Berlusconi kujton fjalët e babait të ndjerë: Ishte krenar për ju

Djali i Silvio Berlusconi kujton fjalët e babait të ndjerë: Ishte

Arkivoli i ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i cili humbi jetën mëngjesin e së hënës (12 qershor) ndodhet në rezidencën e tij në Villa San Martino, në Arcore.

E mërkura është shpallur ditë zie kombëtare, hera e parë që ndodh për një ish-kryeministër.

Sot ishte planifikuar të mbaheshin homazhe edhe në kompaninë Mediaset, por u anuluan.

 Djali i ish-kryeministrit të ndjerë iu është drejtuar me një letër stafit ku shprehet se “Berlusconi ishte gjithmonë krenar për ju”.

 “I dashur Mediaset, ndjej nevojën t’ju shkruaj sepse e di se sa e rëndësishme ishte për babain tim t’ju tregonte dashurinë dhe krenarinë e madhe që ka ndjerë gjithmonë për kompaninë tonë dhe për të gjithë ne”, me këto fjalë iu është drejtuar punonjësve të medias italiane, CEO i Mediaset Pier Silvio Berlusconi, 24 orë pas vdekjes së babait të tij.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin tim sa herë që më thoshte “Unë jam krenar për ty dhe për atë që ti bën’. Dhe unë gjithmonë e kam ditur shumë mirë se ai na drejtohej të gjithëve. Sepse i vetëm unë nuk mund të kisha bërë asgjë. Asgjë. Ai ishte një njeri që dha aq shumë, aq shumë. Gjithmonë e ka konsideruar kompaninë tonë si krijesën e tij të dashur. Babai im, themeluesi ynë, ju ka dashur gjithmonë të gjithëve”, shtoi ai

Një banderolë e madhe me fjalët ‘Faleminderit përgjithmonë president’ u shfaq mëngjesin e sotëm në një gardh përgjatë vilës, i nënshkruar nga tifozët e klubit të futbollit Monza.

Të fundit