Flash News

POLITIKOFF

"Do bëhesh e imja me zor", Luana e tmerruar nga i riu përndjekës

"Do bëhesh e imja me zor", Luana e tmerruar nga i riu

Që prej shkurtit të vitit të shkuar, moderatorja Luana Vjollca përndiqet nga 29-vjeçari Ajdin Morina, i cili është arrestuar.

Ai po  pengonte të bënte jetë normale dhe e përndiqte deri në shtëpi dhe i dërgonte vazhdimisht emaile.

Në kallëzimet e saj, të siguruara nga “Panorama” tregohet se si Morina, i arrestuar tre ditë më parë i dërgonte vazhdimisht email-e, ku i fundit ishte vërtet shqetësues për të. Krahas një fotografie të apartamentit ku Luana banon, 29-vjeçari shkruante:

“Për 30 minuta jam aty…”, duke i kërkuar një takim së bashku.

“Ti do të jesh e imja. Do jesh me mua me zor”- do të ishte një tjetër email i të prangosurit. Më 29 maj të vitit të shkuar, në kallëzimin e parë penal, Vjollca thotë se ndihej e frikësuar dhe herë pas here shkonte në banesën e mamasë.

“Po ky shtetas ka ardhur edhe disa herë të tjera te televizioni “Top Channel”, datat nuk i kam fiksuar, por nga ana e personelit të sigurisë nuk është lejuar të futet brenda. Edhe në këto raste ai ka kërkuar të takohet me mua. Këto mesazhe që ky shtetas më ka dërguar në adresën e e-mail-eve, si edhe ardhja në kompleksin e banimit, kërkesat e vazhdueshme për takim, më kanë bërë të ndryshoj mënyrën e jetës. Më kanë bërë të frikësohem për jetën duke mos u ndjerë e sigurt, duke më shkaktuar një gjendje ankthi dhe frike, pasi ky shtetas po më ndjek në mënyrë të përsëritur. Për këtë gjë kam marrë një roje personale dhe herë pas here shkoj në banesën e mamasë”.

Të fundit