Flash News

POLITIKOFF

Do i duhet të paguajë 10 mijë paund, Rita Ora kërkon falje publikisht që festoi 30-vjetorin duke thyer rregullat anti-COVID

Do i duhet të paguajë 10 mijë paund, Rita Ora kërkon falje

Me 28 nëntor, Rita Ora ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe organizoi një festë me 30 të ftuar- duke shkelur kështu rregullat e vendosura prej qeverisë britanike për anti-COVID.

Por pasi ky lajm u bë publik, Rita vendosi të kërkonte publikisht falje për festën që s'duhet të organizohej duke injoruar masat. Dhe do i duhet të paguajë një gjobë rreth £10,000 duke qenë se ka organizuar një grumbullim të paligjshëm.

Do i duhet të paguajë 10 mijë paund, Rita Ora kërkon falje

"Për ditëlindjen time të 30-të organizova një event të vogël me miqtë e mi. Ishte një vendim i marrë në nxitim e sipër, duke qenë menduam se nuk do të ishte problem meqë po dalim nga karantina. Më vjen shumë keq që theva rregullat dhe e kuptoj që kjo gjë mund të vërë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh masat kufizuese, e kuptoj sa të papërgjegjshme kanë qenë këto veprime dhe marrë përsipër përgjegjësinë e plotë.

Ndihem veçanërisht e turpëruar duke ditur sa shumë njerëzit kanë luftuar për ta mundur këtë sëmundje dhe sa shumë sakrifica kanë bërë bizneset për të na ndihmuar ne të gjithëve të jemi të sigurtë nga kjo. Edhe pse nuk ndryshon gjë, dua t'ju kërkojë sinqerisht falje."

Do i duhet të paguajë 10 mijë paund, Rita Ora kërkon falje

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Të fundit