Flash News

POLITIKOFF

"Çdo kafe më duket e hidhur", Jonida Shehu flet për humbjen e nënës së saj

"Çdo kafe më duket e hidhur", Jonida Shehu flet për

E ftuara e parë e "A je për një kafe" në "Vila24" në ekranin e News24 me moderatoren Brunilda Lahe, ka qenë Jonida Shehu.

Ndër të tjera, Jonida ka folur edhe për humbjen e nënës së saj, e cila edhe pse i është dashur t`i kthehet punës së saj,  dhimbja për të është ende e freskët.

“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur,"- ka treguar Jonida.

Megjithëse Jonida u mundua të kalonte emocionet, ajo kujtoi rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë.

Më tej moderatorja ka treguar dhe për lidhjen e saj me kafen - duke iu referuar dhe emrit të emisionit - dhe ka thënë sesi një ditë ajo arriti të hiqte dorë nga kafja për shkak të problemit që i kishte shkaktuar teksa po shkonte në "Top Channel", ku punonte asokohe.

Të fundit