Flash News

POLITIKOFF

Do mungojë në kurorëzimin e mbretit Charles, Familja Mbretërore bën gjestin e papritur për Meghan Markle

Do mungojë në kurorëzimin e mbretit Charles, Familja

Meghan Markle mund të mos i bashkohet Princ Harry për kurorëzimin e mbretit Charles, por ajo do të përfshihet gjithsesi në program. Çifti është paraqitur në një nga fotot e përdorura në programin zyrtar të suvenireve të kurorëzimit, sipas fotografit Chris Jackson.

Fotografia, e cila është shkrepur në vitin 2018 gjatë festimit të ditëlindjes së 70-të të Charles në Clarence Gardens, tregon të gjithë familjen mbretërore duke buzëqeshur ndërsa pozojnë.

Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles shihen të ulur pranë njëri-tjetrit në një stol me nipërit e mbesat Princ George, dhe Princeshën Charlotte në të dyja anët e tyre. Princesha Kate qëndron mbrapa duke mbajtur Princin Louis, tani 4 vjeç, ndërsa burri i saj Princi William, qëndron pranë saj, pranë vëllait dhe gruas së tij.

Javën e kaluar, Harry njoftoi se do të merrte pjesë në ceremoninë e kurorëzimit pa Markle, e cila zgjodhi të qëndronte në SHBA për ditëlindjen e 4-të të djalit të tyre Archie, e cila bie në të njëjtën ditë. Pavarësisht se qëndroi në shtëpi për të minimizuar dramën, Markle u kritikua ashpër se në dukje "e lakmonte" të takonte familjen e Harry-t pasi i sulmoi ata vazhdimisht në media. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Jackson (@chrisjacksongetty)

Të fundit