Flash News

POLITIKOFF

Do përfaqësojnë Shqipërinë në 'Eurovision', por Albina dhe familja Kelmendi nuk kanë marrë ende pasaportat shqiptare

Do përfaqësojnë Shqipërinë në

Numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj do të performojnë këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” më 11 maj.

Kur na ndajnë dhe pak ditë nga kjo natë emocionuese, Albina ka rrëfyer së fundmi për herë të parë se në kuadër të turit të Eurovisionit, nuk kanë mundur të performojnë në të gjitha shtetet dhe sepse ka pasur probleme me vizat.

Këngëtarja e njohur ka treguar për ‘Prive’ se të gjitha udhëtimet janë duke i bërë me pasaporta të Kosovës. Kjo sepse shteti shqiptar, nuk i ka pajisur me pasaportë përmes dekretit, edhe pse të gjashtë anëtarët e familjes do të garojnë në festivalin e madh për të përfaqësuar flamurin kuq e zi. 

Të fundit