Flash News

POLITIKOFF

“Do ta denoncojmë”/ Familja Simaku akuzon aktorin Herion Mustafaraj për hyrje të paautorizuar në hotel

“Do ta denoncojmë”/ Familja Simaku akuzon aktorin Herion

Mbesa e këngëtares ikonë Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka bërë akuza të forta ndaj aktorit Herion Mustafaraj, duke e akuzuar për sjellje dashakeqe ndaj familjes së saj.

Sipas Inës, aktori, i cili punon në hotelin ku po qëndron Parashqevia, ka hyrë pa leje në dhomën e saj duke përdorur çelësin e punës. Po ashtu, ai akuzohet se ka kërcënuar vëllanë e Inës, Ani Simaku, dhe ka bërë deklarata të pavërteta ndaj Parashqevisë, duke pretenduar se po ndërmjetëson kontakte të saj me djalin dhe të afërmit e tjerë.

Ina Simaku ka shprehur shqetësim për gjendjen emocionale të hallës së saj, duke thënë se veprimet e Mustafarajt kanë përkeqësuar situatën e saj.


“Familja Simaku është e shqetësuar nga veprimet e papërgjegjshme të Herion Mustafaraj. Ne do të marrim masa ligjore dhe do ta denoncojmë atë në polici për këtë sjellje,” ka deklaruar Ina Simaku.



Të fundit