Flash News

POLITIKOFF

Do të rikthehet së shpejti në ekran, fansat vënë në pikëpyetje vendimin e Arbanës

Do të rikthehet së shpejti në ekran, fansat vënë

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

Do të rikthehet së shpejti në ekran, fansat vënë

E bukuroshja ka vendosur të rikthehet në ekran për pak muaj me fillimin e edicionit të ri të ‘BBV’. Por, mesa duket ndjekësve iu duket një kohë e shkurtër e rikthimit të saj menjëherë pas lindjes. E në një ‘bisedë online’ të bërë pak minuta më parë, një prej tyre e ka pyetur nëse është ende herët ky rikthim i saji dhe Arbana nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje.

"Shpejt është. Me Joninu ktheva pas dy vitesh shkëputje. Me Diellin shumë më pak dhe isha e lumtur me rikthimin në punë shpejt. Kësaj here punët kanë qenë planifikuar gati një vit më parë (pa pasur në plan një shtatzani kaq shpejt) dhe në pamundësi për t’i shtyrë do shohim si do t’i menaxhojmë bashkë me Zoin. Do Zoti ia dalim, por pavarësisht se fëmijët të sjellin lumturi pafund, puna për mua është gjithashtu shumë e rëndësishme dhe burim energjie dhe megjithëse po kënaqem shumë me fëmijët në shtëpi, mezi po pres të rifilloj gjithashtu projekte që i kam shumë përzemër dhe me shumë ambicie."

Të fundit