Flash News

POLITIKOFF

Dogji "Shakirën" e Noizy-t, flet vlonjati: Më pagoi ky këngëtar

Dogji "Shakirën" e Noizy-t, flet vlonjati: Më pagoi ky

Makina luksoze “Ferrari” e reperit të njohur Noizy është djegur pak ditë në Durrës. Makina kishte një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Ndërkohë, mësohet se një qytetar nga Vlora i identifikuar si Siar Konti është personi që dogji makinën “Ferrari” të Noizy-t.

Ai është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.

Në foto shihet i riu nga Vlora, teksa shkon drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar, për të cilën tha se ishte paguar dy mijë euro.

Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Në dëshminë e tij, vlonjati ka deklaruar se është paguar 2000 euro nga Cllevio Serbiano me të cilin Noizy ka patur konflikte.

Ai shtoi se ka marrë dhe një shok tjetër për të kryer zjarrvënien. Policia e Lushnjes ka shkuar në banesën e Ahmetit pas kësaj deklarate, por ai nuk është gjetur aty.

Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai.

Të fundit