Flash News

POLITIKOFF

Dojna Mema thotë se nuk kthehet në ekran pasi nuk ndihet e stimuluar nga asnjë prej emisioneve

Dojna Mema thotë se nuk kthehet në ekran pasi nuk ndihet e stimuluar

Për herë të fundit Dojna Mema ishte në ekran me emisionin “Big Brother VIP Fan Club 1” që përfundoi në shkurt 2022. Pas tij, Dojna mori një pushim duke u shkeputur nga ekrani pasi mirëpriti në jetë edhe fëmijën e saj të parë, djalin Nalan Sol. Pas lindjes, Dojna deklaroi në një intervistë se do rikthehet në ekran dhe të gjithë prisnim ta shihnim sërish në “Fan Club”. Por, këtë vit ai iu besua Megi Pojanit.

Gjithsesi, në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram, Dojna është pyetur se kur do rikthehet në kran dhe nuk është treguar shumë opitimiste për gjendjen e mediave shqiptare. Ajo tha se asnjë program televiziv nuk e frymëzon aktualisht, teksa shtoi se ndjekësit do e shohim shumë shpejt, por nuk zbuloi se ku.


“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet, që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do më shihni shumë shpejt. Ashtu si ju dëshiron të më shihni”- tha Dojna.

Të fundit