Flash News

POLITIKOFF

Dojna Mema tregon se Bora "tentoi t`i fusë diçka nën dorë" Donaldit, por produksioni e ndaloi

Dojna Mema tregon se Bora "tentoi t`i fusë diçka nën

Dje në "Fan Club" në Top Channel, moderatorja Dojna Mema ka treguar për atë që është diskutuar shumë se "Bora ka tentuar t`i japë një shenjë" Donaldit, por që është ndaluar nga produksioni. Vetë Dojna e ka pranuar këtë fakt, por tha që Bora është munduar që t`i fusë diçka nën dorë dhe kjo është e ndaluar nga produksioni i Big Brother Vip.

Nga deklarata që vetë Donaldi dha të premten e spektaklit, u kuptua që ai priste një shenjë nga Bora dhe të tjerë e komentuan që vendimin për t`u lidhur me Beatrixën mund ta ketë bërë dhe në çast nervozizmi dhe inati apo hakmarrjeje kundrejt Borës.

"Unë prisja një shenjë. Këtu brenda njerëzit kanë marrë shenja nga më të ndryshmet. Një konfirmim ose diçka. Kam qenë shumë i turbullt, shto këtu situatat jashtë. Kam qenë në një presion dhe përzierje ndjenjash shumë të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa mua më ka pëlqyer shumë tipi saj por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes këtë gjë. Sepse ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, e quaja të gabuar se edhe Semi ashtu thonte. Jemi të izoluar, por njerëzit që duan e bëjnë diçka siç e bëra unë para një milion shqiptarëve. Nuk mundem unë të vazhdoj më kot. Të mendoj si, pse, me kë do jetë,"- tha Donaldi pasi pa klipin e Bora Zemanit, e cila ishte deklaruar se po e priste aktorin e humorit jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Ndërkohë Dojna tha:

“Atëherë, të sqarojmë diçka shumë të rëndësishme. Bora, duke qenë se punon në Top dhe njeh njerëz, ka dashur të fusë diçka ‘nën dorë’ në shtëpi. Kur është marrë vesh nga produksioni, nuk është lejuar. Më pas, i është propozuar ta japë këtë gjë në mënyrë të rregullt, siç është bërë për çdo banor, por ajo për të ruajtur privatësinë, nuk ka pranuar ta bëjë."

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga Anaidi, i cili ka thënë se nuk është aspak dakord, sepse nëse do të duhej të veprohej sipas rregullave të Big Brother, atëherë as Donaldi nuk duhet të ishte lejuar të dërgonte diçka jashtë shtëpisë, siç bëri me varësen.

Të fundit