Flash News

POLITIKOFF

Donald Trump nuk mund të jetë më asnjëherë në Twitter edhe nëse kandidon sërish për president

Donald Trump nuk mund të jetë më asnjëherë në

"Nëse hiqesh nga platforma, hiqesh nga platforma,"- ka thënë në një intervistë zyrtari kryesor financiar i Twitter, Ned Segal.

Edhe nëse je milioner, edhe nëse je ish-president apo edhe nëse do rikandidosh për president, nuk mund të jesh më pjesë e Twitter. Si duket rrjeti social i ka ashpërsuar shumë masat, e sidomos kundrejt ish-presidentit Trump, i cili siç pohohet nga Segal, nuk do mund të jetë më pjesë e Twitter.

Donald Trump u ndalua nga Twitter-i për shkelje të rregullave të rrjetit social pas trazirave që ndodhën në Shtetet e Bashkuara në 6 janar.

Segal, më tej u shpreh:

“Mënyra se si funksionojnë politikat tona, është se kur largoheni nga platforma dhe iu fshihet profili, nuk mund të hyni më edhe nëse jeni një milioner, edhe nëse jeni njeri i thjeshtë, edhe nëse jeni (ish) presidenti. Mos harroni, politikat tona janë krijuar për t'u siguruar që njerëzit nuk janë duke nxitur dhunë dhe nëse dikush e bën këtë, ne duhet t'i heqim ata nga shërbimi.”

Të fundit