Flash News

POLITIKOFF

"Donaldi është i Borës", në faqen e Instagramit të Beatrixës: Ku tërhiqen këto certifikatat e pronësisë?

"Donaldi është i Borës", në faqen e Instagramit

Një nga ngjarjet më të diskutuara dhe më të komentuara gjatë këtyre tre ditëve është afrimiteti i Donaldit dhe Beatrixës në shtëpinë e Big Brother Vip dhe shumë prej fansave të Donaldit, i kanë dalë kundër aktorit dhe madje e kanë quajtur edhe tradhtar.

Situata komplikohet për shkak të Bora Zemanit, të cilës Donaldi i ka dhënë shpresë me gjestet e tij, paçka se ata janë të ndarë.

Fansat dhe publiku nuk janë në dijeni të asnjë informacioni nëse kjo është lojë apo jo (gjë e cila në raste të tjera kur është bërë nga banorët e tjerë, publiku është vënë në dijeni) ndaj dhe kjo situatë është shumë konfuze.

Mesa duket dhe vetë personi që menaxhon faqen e Instagramit të Beatrixës është konfuze/e dhe ka vendosur t`i bëjë disa pyetje Trixës.

"Si e shihni raportin me Trixës dhe Donaldit?"- shkruhet në pyetjen drejtuar fansave.

Një nga përgjigjet ishte:

"Donaldi është i Borës."

Dhe personi që menaxhon faqën e Trixës shkruan me ironi:

"Ku tërhiqen këto certifikatat e pronësisë për njerëzit?"

"Donaldi është i Borës", në faqen e Instagramit

Të fundit