Flash News

POLITIKOFF

Donaldi flet për lidhjen me Beatrixën dhe komenton dhe pëlqimin e Kledit ndaj saj

Donaldi flet për lidhjen me Beatrixën dhe komenton dhe pëlqimin e

Mbrëmë në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania", “Vëllai i Madh” ka vendosur që banorët të diskutojnë disa prej ngjarjeve më të përfolura në shtëpi. Në shtëpi janë shfaqur temat nëpërmjet klipeve për të cilat duhet të ndahen në dy grupe, ata që janë pro edhe ata që janë kundër.

Një ndër temat rreth të cilave u fol ishte lidhja Donald-Beatrix, ku Donaldi tregoi pse u lidh brenda "Big Brother" dhe nëse kjo quhet "tradhti" ndaj Kledit i cili po ashtu kishte shprehur pëlqim ndaj Beatrix dhe ishte shok i mirë i Donaldit.

Arjola e pyeti Donaldin se pse nuk i ka treguar Kledit se e pëlqente Beatrixën.Donaldi u arsyetua duke thënë se në atë kohë ka qenë i turbullt dhe nuk ka dashur të nis asgjë me Beatrixën brenda shtëpisë. 

"Nuk ka patur çfarë të dinte. Nuk mund t'i thoja që mos ta pëlqente Beatrix. Kam qenë në një periudhë kur kam qenë super i trazuar,"-tha Donaldi, megjithatë Arjola këmbënguli se ai duhet t'i kishte thënë Kledit se edhe ai kishte ndjenja për Beatrix.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit