Flash News

POLITIKOFF

Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin: Ka qenë shumë e fortë

Donaldi flet për lidhjen me Bora Zemanin: Ka qenë shumë e

Që pas hyrjes së Donaldit në "Big Brother Vip", po përflitet gjithnjë e më shumë në rrjetet sociale marrëdhënia e tij me ish-të dashurën, moderatoren Bora Zemani.

Kurioziteti i publikut është shtuar lidhur me raportin e tyre dhe shkaqet e ndarjes.

Në lidhje me këtë, Donaldi ka folur hapur me Granitin, gjatë një bisede lidhur me marrëdhëniet e tyre të fundit. Ai ka treguar se ka 4-5 muaj që nuk është më me moderatoren, megjithatë tregon se ka qenë një lidhje e fortë.

"Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare”, ka thënë Donaldi, i cilë më pas shton:

"Por jeta bën të veten".

Po ashtu, edhe Graniti i ka treguar Donaldit se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para 6 muajsh dhe se po ashtu ka përjetuar ndjenja shumë të forta me ish-të dashurën me të cilën ka kaluar 1 vit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit