Flash News

POLITIKOFF

Donaldi flet për Semin dhe thotë se i vjen keq për situatën e krijuar: Kushedi çfarë po bën jashtë

Donaldi flet për Semin dhe thotë se i vjen keq për situatën

Antonela e ka pyetur mbrëmë Donaldin se si ndihet pa Semin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” dhe kjo pyetje mund edhe të ketë qenë ngacmuese nga ana e Antonelës edhe pse e bëri në një mënyrë të thjeshtë.

Donaldi u përgjigj duke thënë se ndihet dhe mirë dhe keq dhe shtoi se e kupton në çfarë situate mund të ndodhet ajo.

“Edhe keq edhe mire. Më vjen keq se e di sa e donte këtë gjë”, u shpreh ai.

Antonela e pyeti më pas se për çfarë ndihet mirë dhe ai ka shtuar sepse nëse do të ishte brenda shtëpisë do të ndihej shumë në siklet. Pas këtij momenti Donaldi shtoi se Semi nuk ka bërë lojën e tij, por të sajën.

“Kushedi çfarë mund të jetë bërë jashtë”, ka aluduar Donaldi në bashkëbisedim me Antonelën, e cila i pohoi se imagjinonte një “hallakamë” të vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Të fundit