Flash News

POLITIKOFF

Donaldi merr sërish informacione nga jashtë, kësaj radhe nga Fifi

Donaldi merr sërish informacione nga jashtë, kësaj radhe nga Fifi

Të shumtë janë përkrahësit e Donaldit që janë përpjekur t’i japin atij informacione nga jashtë në shtëpinë e BBV.  

Fillimisht ishin prindërit e tij, kur i bënë surprizë dhe i dhanë bekimin e tyre “të nënkuptuar” që të vazhdonte lidhjen me Beatrixën.  

Më pas ishte vëllai i tij binjak Romeo, i cili i dha informacione në vesh, për të cilat publiku nuk e mori vesh asnjëherë të vërtetën së çfarë i tha. Më pas ka qenë miku i tij i ngushtë, Elgit Doda i cili po ashtu i pëshpëriti në vesh.  

Nga ana tjetër, Balina Bodinaku - e cilësuar nga ndjekësit e BBV si ‘fansja më e zjarrtë’ e Donaldit - i ka dhënë shpesh herë informacione duke i drejtuar lojën dhe duke i thënë se çfarë duhet të bëjë.  

Ndërkohë, mbrëmë Fifi i pëshpëriti sërish Donaldit në vesh dhe i tha se duhej të luante më fortë, të ishte burrë e të mos qurravitej. 

Kjo gjë nuk i pëlqen ndjekësve të këtij programi pasi herë pas herë Donaldi është favorizuar me surprizat dhe me informacionet e njëpasnjëshme që i janë dhënë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

Të fundit