Flash News

POLITIKOFF

Donaldi tregon mesazhin e parë që i dërgoi Borës pas daljes nga ‘Big Brother VIP’

Donaldi tregon mesazhin e parë që i dërgoi Borës pas daljes

E ftuar mbrëmë në “Më lër të flas”, Bora Zemani zbuloi edhe mesazhin e parë që i dërgoi Donaldi, pas shumë përpjekjeve që kishte bërë me Semin, mikeshën e saj, për ta qetësuar Borën.

Të pyetur se si e rregulluan raportin e tyre pas përfundimit të Big Brother, Donaldi pranoi se ishte një këmbëngulje e madhe nga ana e tij: “Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja” – tha Donaldi duke konfirmuar se ishte ai që bëri hapin e parë.

Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme ajo Semi, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, derisa thotë “shkruaji vet, se më plase”, mesazhi i parë...”

Mesazhi i parë i Donaldit ishte “Dua të të shkruaj, po nuk di çfarë të them...” Dhe pas kësaj, shton Bora, kërkonte vazhdimisht që ta takonte, por ajo nuk pranonte: “Më kërkoi për të takuar, unë nuk doja. Ti thoje ‘më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo’.

Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin”.

Të fundit