Flash News

POLITIKOFF

"Donda" e Kanye West, nga "burgu" me Kim Kardashian te dështimi për t’u bërë president 

"Donda" e Kanye West, nga "burgu" me Kim Kardashian te

"Welcome to my life" është kolona e re zanore e Kanye West, e cila është një histori e shkurtër e jetës së tij në dy vitet e fundit, duke filluar nga ndarja me yllin Kim Kardashian dhe fushata e dështuar për t'u bërë president i SHBA-së.

Te një pjesë e tekstit të këngës, ai krahason shtëpinë martesore të tij dhe Kardashian në në Calabasas, Los Angelos me një burg. “Thuaji vrasësve u arratisa nga Calabasas", shprehet Kanye në tekstin e këngës.

Kanye organizoi koncertin e tij privat për albumin e 10 të quajtur "Donda", në nder të mamasë së tij të ndjerë. Albumi pritet të lançohet ditën e premte.

Njerëzit që u përzgjodhën të ishin pjesë e këtij koncerti, u detyruan të mbajnë telefonat në xhep për të mos regjistruar pjesë nga kolona zanore.

Në album shfaqen gjithashtu momente të jetës nga mamaja e tij, e cila ndërroi jetë në vitin 2007, ndërsa Kanye West ka folur edhe më parë lidhur me "depresionin e thellë" që ka kaluar pas vdekjes së nënës.

"Donda" është albumi i tij i parë nga momenti që Kim kërkoi divorcin në muajin shkurt, me pretendimin se kishin mospërputhje karakteri.

Të fundit