Flash News

POLITIKOFF

"Drejtim mediokër me veprime skuthe", Ronela Hajati 'përjashtohet' nga Festivali Këngës, reagojnë organizatorët

"Drejtim mediokër me veprime skuthe", Ronela Hajati

Ronela Hajati nuk ishte e ftuar këtë vit në Festivalin e Këngës, për të preformuar edhe një herë me këngën e saj fituese të vitit kaluar, 'Sekreti'. Një ritual që ndodh çdo vit me fituesit dhe përfaqësuesit në Eurovision, këtë edicion mungoi, duke mos u transmetuar as edhe një sekuencë nga viti i kaluar

Arsyeja e këtij vendimi, që ka shkaktuar neveri tek këngëtarja, mbetet 'sekret':

“Më ka aq shumë ky shpirt e kjo gojë për të folur por më duket sikur një ditë do t’i heq vetes riskun që zoti do të ma japë një ditë të gjithë atë që meritoj për kaq shumë vite punë, lot, mundim, pasion e dashuri kaq të madhe për muzikën! Po, unë nuk isha e ftuar për të performuar këngën fituese ashtu siç duhet ‘Sekret’ e ka marrë të gjithë dashurinë që ka pasur nevojë e për këtë i jam mirënjohëse vetëm publikut këtu dhe jashtë!"

"Drejtim mediokër me veprime skuthe", Ronela Hajati

Pas deklaratës së këngëtares Ronela Hajati, Revista Anabel ka kontaktuar me organizatorët e Fest 61 në RTSH. Sipas organizuesëve të festivalit, mungoi një performancë nga këngëtarja sepse e tillë ishte formula e këtij edicioni. 

"Formula e rikëndimit të këngës fituese një vit pasi është shpallur është një traditë shumë jetëshkurtër, thuajse inekzistente, krahasuar me historinë e Festivalit, tashmë 61-vjeçar. Duke qenë se qëllimi këtë vit ka qenë t'i jepnim fokus artistëve pjesëmarrës dhe këngëve që prezantohen për herë të parë, nuk ka asnjë të ftuar nga muzika në dy netët e para të Festivalit. Zbatimi i kësaj formule nuk ka lidhje me respektin, vlerësimin dhe dashurinë për gjithçka ka bërë Ronela ne skenën e FIK dhe Eurosong. Ronela është ftuar të japë çmimin e publikut që këtë vit çon Shqipërinë në Eurosong, por e ka refuzuar ftesën,"- u shprehën burime për Anabel.al. "Festivali i Këngës" vazhdon transmetimin dhe në datat 20, 21, 22 dhjetor.

Të fundit