Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan momentin famëkeq në Grammy të Mariah Carey dhe Whitney Houston

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan momentin famëkeq në Grammy

Artistet Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion dolën në skenë të dielën mbrëma për të prezantuar çmimin për "Artistin më të Mirë të Ri" në Grammy, dhe dyshja rikrijuan një moment famëkeq nga historia kulturore e muzikës. Të dy këngëtarët arritën pranë mikrofonit të veshur me të njëjtin fustan të zi me mbështjellëse Versace dhe një varëse të trashë ari duke u kthyer nga njëra-tjetra në zemërim të rremë.

"Joooo... ti që ma vjedh pamjen," tha Megan Thee Stallion. “Më thanë që e kisha ekskluzivitetin”, u përgjigj Dua Lipa, “Do të më duhet të flas me Donatella-n”.

Pak çaste më vonë, stilistja 66-vjeçare italiane doli me vals në skenë e veshur me një fustan me rripa prej ari, duke mërmëritur në italisht. Ajo hoqi menjëherë pëlhurën që kishin siper veshjes dy artistet.

"E dini çfarë? Le ta bëjmë këtë," tha ajo ndërsa zbuloi mini veshjet e dy artisteve. “Tani këto janë vajzat e mia”, tha Versace para se të largohej nga skena. "Faleminderit Donatella! Tani të dyja dukemi si fituese", shtoi Megan.

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan momentin famëkeq në Grammy

Momenti mes dy interpretuesve të dielën mbrëma ishte një referencë lozonjare për një tjetër shfaqje çmimesh rreth 24 vjet më parë. Në "Video Music Awards 1998", legjendat muzikore Mariah Carey dhe Ëhitney Houston përdorën modën për të hequr qafe rivalitetin e tyre të supozuar profesional. Pas vitesh që shtypi i krahasoi drejtpërdrejt karrierat e tyre, Houston bëri replikën tashmë ikonike në një intervistë të vitit 1990, kur u pyet se çfarë mendonte për Carey. "Çfarë mendoj unë për të?" Houston u përgjigj: "Unë nuk mendoj për të."

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan momentin famëkeq në Grammy

Tetë vjet më vonë, teksa prezantuan së bashku çmimin për videon më të mirë, Carey dhe Houston e respektuan reputacionin e tyre si "diva grindavece" duke veshur të njëjtin fustan ngjyrë kafe të stilistes Vera Wang. "Fustan i bukur," i tha Carey Houston në skenë. "Kjo është një lloj i vetëm, po? Duket mjaft e njohur."

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion rikrijuan momentin famëkeq në Grammy

Të fundit