Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa drejt altarit, këngëtarja shqiptare zgjedh Palermon për t’i thënë “po” partnerit

Dua Lipa drejt altarit, këngëtarja shqiptare zgjedh Palermon për

Dua Lipa dhe Callum Turner do të martohen në Palermo në shtator. Lajmin e ka bërë të ditur “Giornale di Sicilia”, sipas të cilit këngëtarja shqiptare dhe aktori kanë zgjedhur qytetin si vendndodhje për dasmën e tyre, e cila pritet të mbahet nga 5 deri më 7 shtator 2026.

Çifti kishte qenë më parë në qytet verën e kaluar, ku këngëtarja ishte dashuruar me kryeqytetin sicilian. “Palermo në zemrën time”, shkroi Dua në një postim në Instagram.

Lajmi për martesën e Dua Lipa dhe Callum Turner ishte bërë publik nga vetë këngëtarja vitin e kaluar gjatë një interviste për British Vogue.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese, ai është si unë dhe është bukur të dish që personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës të njeh shumë mirë,” ishte shprehur 30-vjeçarja nga Londra.

“Po e shijojmë këtë periudhë. Nuk kam qenë kurrë një person që kam menduar seriozisht për martesën apo kam ëndërruar se çfarë lloj nuseje do të isha. Papritur e gjej veten duke menduar: ‘Çfarë do të vishja?’. Ky vendim për të plakur bashkë, për të ndërtuar një jetë dhe thjesht, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë, është një ndjesi vërtet e veçantë”, ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.

Të fundit