Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa flet për ata që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Do të flas gjithmonë

Dua Lipa flet për ata që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Do

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Dua Lipa ka dhënë një intervistë për “WSJ. Magazine”, ku ka folur për çështje të ndryshme, përfshirë dhe për origjinën e saj nga Kosova dhe cenimin që i kanë bërë për identitetin e saj. 

Dua Lipa flet për ata që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Do

Këngëtarja tha se kujtimi i së kaluarës e ndihmon atë të jetë e bazuar dhe e kënaqur me jetën e saj. 

Dua Lipa flet për ata që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Do

“Është një pjesë shumë e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka afër zemrës sime,” tha ajo. 

Dua Lipa flet për ata që i kanë cenuar identitetin shqiptar: Do

“Kam lexuar shumë komente nga njerëzit që më thonë se nuk kam shtet, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i di jetët që kanë humbur. Kështu që kur dikush mundohet të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për të. Kështu që kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë,”- shtoi këngëtarja. 

Të fundit