Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa flet për Kadarenë në fjalimin e "Booker Prize": Përmes tij lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës

Dua Lipa flet për Kadarenë në fjalimin e "Booker

Dua Lipa ka qenë e ftuar në ceremoninë e çmimeve “Booker”. Në fjalimin e saj, këngëtarja theksoi se leximi e ka ndihmuar atë të kalonte kohët e ‘tensionuara’ në turne dhe të lidhej me trashëgiminë e saj.

Kantautorja 27 vjeçare, tha se shkrimet e mira “kanë fuqinë t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë”. Në fjalët e saj gjatë aktivitetit, në 'The Roundhouse në Londër', Lipa vlerësoi shkrimtarin Ismail Kadare, duke përmendur edhe librin e tij “Kështjella”.

Dua Lipa flet për Kadarenë në fjalimin e "Booker

“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri”, tha Dua. “Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, obsesionet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të dy më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot”.

Dua Lipa tha se puna e Kadaresë gjithashtu e ndihmoi atë “të lidhej me trashëgiminë dhe identitetin e familjes si shqiptare e Kosovës”.

“Kur kam qenë 11-vjeçe, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”."

Fituesja e “Brit Aëards” shtoi: “Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë se sa dhurata na bëjnë”.

“Ne të gjithë duam vetëm të duam dhe të na duan dhe të gjejmë vendin tonë në botë, dhe autorët me të vërtetë na ndihmojnë ta bëjmë këtë”.

@thebookerprizes At the #BookerPrize2022 ceremony, @dualipaofficial, the award-winning singer-songwriter, delivered a keynote speech about her lifelong love of reading - and how good writing has the power to make people feel seen and heard. #dualipa #booktok #books #bookrecommendations #readinglist ♬ original sound - The Booker Prizes

Të fundit