Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipa i bën thirrje shqiptarëve për zgjedhjet në Kosovë

Dua Lipa i bën thirrje shqiptarëve për zgjedhjet në

Dua Lipa është një nga artistet që angazhohet edhe për çështje politike dhe sociale që ndikojnë në botë dhe nuk mund të ishte e tërhequr për zgjedhjet në Kosovë.

Dua u ka kërkuar shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë të votojnë, duke iu rikujtuar se sa e rëndësishme është vota e tyre.

Këngëtarja shqiptare ka bërë një ripostim të babait të saj Dukagjin Lipa, i cili përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se e ka kryer detyrën e tij qytetare me anë të postës, teksa ka inkurajuar të gjithë që të votojnë. Postimin e tij e ka rishpërndarë në Instastory edhe Dua, e cila i është bashkuar thirrjes për t’i ndërgjegjësuar njerëzit për vlerën e votës së tyre.

"Bëj që zëri yt të dëgjohet! Ti mund të votosh nga kudo ndodhesh!”-shkruhet në postimin e Duas.

Dua Lipa i bën thirrje shqiptarëve për zgjedhjet në

Të fundit